Të festojmë me përgjegjësi! Respektoni maksimalisht masat kundër Kovid-19

Festoni me përgjegjësi, mbani maskë, mos o gruponi, mos festoni, por shënoni në mënyrë modeste, është porosia të cilën ditëve por edhe javëve të fundit, vazhdimisht e dërgojnë autoritetet shëndetësore dhe kreu shtetëror. Ata bëjnë thirrje që maksimalisht t’i respektojmë masat për mbrojtje dhe me sjelljen tonë t’i mbështesim ata të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër virusit korona – mjekët, punonjësit mjekësorë, Armata, policia dhe shërbimet inspektuese.

Marketing

Porosi të ngjashme dërgojnë edhe bashkësitë fetare. Porosisin që të jemi në rrethin e familjes dhe të shmangim tubimet.

Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi plan të posaçëm operativ për sonte, 31 dhjetor, kur duhet ta përcëllimin vitin e vjetër dhe ta presim atë të riun, 2021, por edhe gjatë ditës së nesërme, 1 janar. Inspektorati Shtetëror i Tregut, paralajmëroi se kontrollet do të përforcohen, si deri më tani, që të parandalohet secila shkelje eventuale dhe mosrespektim i protokolleve.

“Ju bëj thirrje, mbështetjen dhe respektin e madh për mjekët, infermierët, policinë dhe armatën, ta shprehim me sjelljen më të përgjegjshme dhe me respektim të plotë të masave në periudhën në vazhdim. Erdhën festat e Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve. Të urojmë shëndet, por mbi të gjitha të kontribuojmë me sjelljen tonë ndaj shëndetit. Nëse kemi shëndet, do të jemi në gjendje të punojmë, të fitojmë, të shoqërohemi, të jetojmë dhe të duam njëri-tjetrin në rrethin e familjes dhe të dashurve. Prandaj, festoni me përgjegjësi – mbani maskë, mos u gruponi, mos festoni, por shënoni me modesti. Ne duhet ta bëjmë atë derisa të kryhet vaksinimi. Apeloj edhe një herë që të kujdesemi për shëndetin tonë, shëndetin e njerëzve të dashur dhe shëndetin publik. T’i respektojë masat – t’i mbështesim të gjithë ata që janë në vijën e parë të luftës”, tha kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen përmes videos për qytetarët më 27 dhjetor.

Sipas tij, ky vit që po shkon do të mbahet mend për krizën shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga virusi korona, te ne por edhe në gjithë botën.

“Ishte dhe është akoma shumë vështirë. Por ne të gjithë jemi të angazhuar – secili prej nesh është i shqetësuar dhe kontribuon me ndihmë dhe mbështetje sepse ka të bëjë me shëndetin tonë, shëndetin e njerëzve të dashur dhe shëndetin publik. Por në këtë luftë, JU, mjekët dhe i gjithë personeli mjekësor dhe ndihmësit në spitale jeni në linjën e parë. Të gjithë JU, në muajt e kaluar, jeni në vijën e parë të luftës kundër virusit të rrezikshëm – ju mbroni shëndetin tonë, që do të thotë se rrezikoni tuajin, për hir të të gjithë neve. JU, pjesëtarët e policisë, armata dhe të gjithë të tjerët të angazhuar gjatë kësaj krize jeni në vijën e frontit, jeni heronjtë tanë. Faleminderit për gjithë sakrificën dhe guximin”, theksoi Zaevi duke shprehur falënderime publikisht.

Edhe ministri i i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në disa raste bëri thirrje për festim të ndërgjegjshëm për festat e Vitit të Ri dhe atyre fetare – pa grupime të mëdha dhe rrezikim të shëndetit publik. Ai përkujtoi se nëse dikush direkt e rrezikon shëndetin e qytetarëve, do të duhet të mbajë përgjegjësi.

“Prania e policisë gjithmonë ishte përforcuar rreth Vitit të Ri dhe festave të tjera gjatë janarit sepse është shumë me rëndësi që të ruhet rendi dhe qetësia publike, ndërsa këtë e tregon numri i vogël i denoncimeve dhe incidenteve gjatë vitit të kaluar. Kemi plan të posaçëm operativ për natën e 31 dhjetorit, si dhe ditën e nesërme më 1 janar, për këtë bëjmë thirrje për festim me vetëdije, pa grupime të mëdha dhe rrezikim të shëndetit publik, nëse dikush direkt e rrezikon shëndetin e qytetarëve do të duhet të mbajë përgjegjësi”, shkroi gjatë fundjavës në profilin e tij në Fejsbuk Spasovski, duke shtuar se u zhdukën denoncimet për festime grupore nëpër uikend-shtëpiza për Vitin e Ri pasi filluan kontrollet përmes Sektorit për Parandalim pranë MPB.

Inspektorët edhe sonte do të jenë vazhdimisht në terren. Do të punojnë me intensitet të njëjtë ose me edhe më të përforcuar se nga ditët e mëparshme nëse ka nevojë.

“Kontrollet edhe për Natën e Vitit të Ri do të vazhdojnë njëjtë si deri më tani. Inspektorët janë në teren shtatë ditë të javës, e jo si më parë që thoshin 24/7, por ka inspektorë të cilët edhe nga 12 ose 14 orë janë në terren. Aq njerëz kemi, të gjithë janë të angazhuar. Besoj se edhe festat e Vitit të Ri pjesa më e madhe e tre do t’i kalojnë në teren. Për këtë bëj thirrje të gjithëve që mendojnë t’i shkelin protokollet, të përmbahen, sepse kjo është në interes të të gjithë qytetarëve”, tha drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski para tre ditëve.

Krerët e kishave dhe bashkësive fetare në vend pas takimit të djeshëm edhe një herë porositën, të respektohen masat dhe të festohet me përgjegjësi.

“Qytetarët të mos e humbin durimin sepse në vigjilje të imunizimit, përgjegjësia për kontrollin ndaj virusit është te secili prej nesh. Të festojmë me përgjegjësi, të jemi në rrethin e familjes dhe të shmangim tubimet, përveç se kur është e nevojshme, por me respektim të obligimit për mbajtje të distancës dhe mbajtje të maskës mbrojtëse”, bënë thirrje liderët fetarë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të gjithë qytetarëve ua uron festat e krishtlindjeve dhe Vitit të Ri,p ërkujton se për periudhën prej më 18 dhjetor deri më 20 janar, ekziston kufizim i orarit të punës së objekteve hotelierike deri në orën 18:00. Është në fuqi edhe ndalesa për organizimin e festave të Vitit të Ri në ambient të hapur dhe të mbyllur për të gjithë qytetarët, për komunat, organizatat e punës, si dhe ndalesë për punë pas orës 21:00 në restorantet dhe në objektet hotelierike.

Ndalohet mbledhja në grupe (grupimi) i më shumë se katër persona në ambient publik, gjegjësisht parqe, hapësira publike ose kudo në ambient të hapur gjatë gjithë ditës.Çdo qytetar, potencojnë nga Qeveria, duhet të mbajë pajisje për mbrojtje personale në fytyrë (mbulesë në hundë dhe në gojë) gjatë qëndrimit jashtë shtëpisë, gjegjësisht gjatë lëvizjes në vende dhe hapësira publike të tipit të hapur dhe të mbyllur, në tregje, në transport publik dhe gjatë hyrjes në hapësira të mbyllura ku mbyllen më shumë njerëz.

“Sipas rekomandimeve, apelojmë që të mos dilet nga shtëpia pas ndonjë arsye të rëndësishme pas orës 18:00, që të shmangen rreziqet nga krijimi i grupeve të qytetarëve. Në amvisëri, me rastin e festave dhe kremtimeve familjare, t’i respektojmë rekomandimet që në kuadër të një amvisërie të mos ketë më shumë se katër persona prezent si mysafirë”, theksojnë nga Qeveria.Shkelja e masave të detyrueshme, rregullave, restrikcioneve dhe protokollove për parandalim dhe mbrojtje nga virusi korona dënohet për shkak të rrezikimit të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

“Me sjelljen tonë të përgjegjshme të tregojmë respekt dhe falënderim edhe për përfaqësuesit e ministrive, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, pjesëtarët e Kryqit të Kuq dhe Brigadës së Zjarrfikësve, si dhe për punonjësit mediatik, të cilët janë në radhët e para në luftën, ballafaqimin me korona-krizën dhe raportimin për të. Të festojmë në mënyrë të përgjegjshme!”, porosisin nga Qeveria.

 

Marketing