Të gjitha materialet e përgjimeve do të dëgjohen, ja kush paralajmëron?

Pas vendimit të prokurorisë publke republikane për marrjen e kompetencave mbi lëndët e Prokurorisë speciale publike, atyre në procedurë ,hetim dhe në fazën parahetimore, akoma nuk ka vendim zyrtarë nga institucioni I Prokurorisë speciale publike rreth vendimit për dorëzimin e lëndëve. Me ftesë të Qeverisë prokurorët special Lençe Ristovska,Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski morën pjesë në festën për shënimin e ditës së pavarsisë.

Marketing

Prokurori Bubevski me këtë rast nuk komentoi nëse pajtohet me vendimin e Janevës,por theksoi se do të veprojnë në bazë të ligjit. “Ne do të veprojmë ashtu siç parasheh ligji,nuk kemi të drejtë të themi nëse pajtohemi apo jo .PSP-në e përfaqëson një njeri.Bombat do të dëgjohen në të gjitha lëndët,dhe do të shpalosen si dëshmi”, u shpreh prokurori special Gavrill Bubevski. Por Fetai dhe Ristoska nuk deshën të komentojnë rreth kësaj teme.Ata shkurtimisht thanë se sot është ditë feste dhe se rreth kësaj çështje do të fokusohen nga dita e martë kur dhe presin shkresë nga prokuroria shtetërore për dorëzimin e lëndëve. “Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me PSP-në dhe me ngjarjet aktuale do ti adresojmë në një rast tjetër.Sot festojmë ditën e pavarsisë të fokusohemi në festën e sotme”, theksoi prokurorja speciale Lençe Ristoska. “Sot është festë. Urime”, u shpreh prokurorja speciale Fatime Fetai.

Kryeprokurori Joveski ,dje kishte deklaruar se pranim dorëzimi do të bëhet një nga një dhe se institucioni i tij ka kapacitet ti marrë të gjitha rastet ,por paraprakisht do të pritet vendimi i prokurorëve special. Në ndërkohë partië politike përgaditen për takim liderësh mes Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski të cilët të martën do të ulen në tavolinë të përbashkët në tentim për të gjet marrëveshje përfundimtare për Ligjin per prokurorinë publike i cili duhet të zgjidh edhe të ardhmen e PSP-së.

Kryeministri Zaev pret që Ligji për Prokurorinë publike të votohet me dy të tretat e votave dhe të gjitha lëndët e PSP-së të mariin një përfundim të drejtë dhe ligjorë. Ligji për prokurori publike do të duhet të jetë gati deri më 15 shtatorë ,dita kur edhe zyrtarisht mbaron mandate i Prokurores speciale Katica Janeva, shkarkimi i së cilës është në procedurë parlamentare.4 Ky ligj është i një rëndësie të veçantë për aspiratat evropiane të vendit,pasi që në shtator Brukseli do të duhet të sqarohet nëse do të kemi datë për fillimin e bisedimeve paraqasëse.(Koha.mk)

Marketing