Të gjitha vitaminat dhe mineralet/ Ja ushqimet më të mira ku mund t’i gjeni

Vitaminat dhe mineralet janë thelbësore për shëndetin e njeriut aq sa uji dhe ajri. Vitaminat janë substanca organike me bazë shtazore ose bimore. Të gjitha vitaminat përveç asaj D nuk sintetizohen nga organizmi, që do të thotë se duhen marrë nëpërmjet ushqimit. Sipas të dhënave vitaminat ndahen në dy kategori: të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyrë.

Marketing

Trupi nxjerr jashtë vitaminat që nuk i përthith dot. Vitaminat që treten në yndyrë ruhen në mëlçi dhe në inde si depozita. Vitaminat që treten në ujë janë: B-1, B-2, B-3, B-5, B-6, B-7, B-9, B-12, dhe C. Vitaminat që treten në yndyrë janë: A, D, E, dhe K. Mineralet ndahen në dy grupe: me përqendrim të lartë dhe me përqëndrim të ulët.

Burimet E Vitaminave Që Treten Në Ujë
Vitamina B1 gjendet tek shalqini, kungulli i verdhë dhe qumështi i sojës. Vitamina B2 gjendet tek qumështi, kosi, djathi dhe drithërat. Vitamina B3 gjendet tek mishi, shpendët, peshku, drithërat, kërpudhat dhe patatet. Vitamina B5 gjendet tek mishi i pulës, drithërat e plota, brokoli, avokado dhe kërpudhat. Vitamina B6 gjendet tek legumet, bananet, mishi, shpendët dhe peshqit.

Vitamina B7 gjendet tek drithërat e plota, vezët dhe peshku. Vitamina B9 gjendet tek drithërat e plota, shpargu, spinaqi, legumet, brokoli dhe lëngu i portokallit. Vitamina B12 gjendetk tek djathi, qumështi, mishi, shpendët dhe peshku. Vitaminën C e gjejmë tek agrumet si portokalle, mandarina, limonë si edhe te patatet, brokoli, specat, spinaqi, luleshtrydhet, domatet dhe lakrat e vogla.

Burimet Ushqimore Të Vitaminave Që Treten Në Yndyrë
Vitamina A gjendet tek mishi i viçit, mëlçia e tij, peshku, karkalecat e detit, patatet e ëmbla, karrotat, kungulli, spinaqi dhe mango. Vitamina D gjendet tek qumështi, drithërat dhe peshqit me yndyrë. Vitamina E gjendet tek vajrat vegjetalë, barishtet, drithërat e plota dhe arrorët. Vitamina K gjendet tek lakra, vezët, qumështi, spinaqi dhe brokoli.

Burimet Ushqimore Të Mineraleve Me Përqendrim Të Lartë
Sipas informacioneve, kalçiumi gjendet tek kosi, qumështi, salmoni dhe barishtet. Magnezi gjendet tek spinaqi, brokoli, bishtajoret, farat dhe buka me drithëra të plotë. Kaliumi gjendet tek mishi, qumështi, frutat, perimet, drithërat dhe bishtajoret. Sodiumi gjendet tek kripa dhe perimet.

Burimet Ushqimore Të Mineraleve Me Përqendrim Të Ulët
Kromi gjendet tek mishi, shpendët, peshku, arrorët dhe djathi. Bakri gjendet tek gocat e detit, arrorët, farat, drithërat e plota, fasulet dhe kumbullat e thata. Të dhënat tregojnë se jodi gjendet tek mishi i kuq, mishi i shpendëve, frutat, vezët, perimet e gjelbra. Mangani gjendet tek arrorët, drithërat e plota, çaji dhe bishtajoret. Seleniumi gjendet tek të brendshmet e viçit, frutat e detit dhe arrat. Burimet ushqimore të zinkut janë mishi, gocat e detit, bishtajoret dhe drithërat e plota./AgroWeb

Marketing