Të gjithë maqedonasit kundër një shqiptari për kryeministër të vendit

Partitë shqiptare që veprojnë në periferinë e tyre politike ,pa qendra analitike dhe pa vizion mbi politikat e mëdha, rranë në grackën e maqedonasve me ose pa dashje nën dyshimin e pakteve të fshehura me ta .Po aq sa maqedonasit nuk e duan një kryeministër shqiptar edhe partitë shqiptare që të gjitha reaguan duke cuar ujin tek pala tjetër në frontin e përbashkët kundër BDI-së.

Marketing

Por kryeministri shqiptar nuk është vetëm një ide,por është shumë më tepër.Ajo mbi të gjitha është ëndrra e atyre të rrënëve për më shumë barazi dhe të drejta .Kryeministri shqiptar është ideja më e madhe shqiptare deri tani në këtë vend të trazuar,plot konflikte,përplasje dhe dominim i njërës palë mbi tjetrën.Ideja e një kryeministri shqiptar është barabarëzia reale.Ajo është gjëja më monumentale deri tani që rrëzon padronët maqedonas nga froni.

Por përse maqedonasit i madh e i vogël u ngritën kundër kësaj ideje?!.Përgjigja është shumë e thjeshtë.Ata e humbin dominimin.Nën kamuflimin e një multietniciteti atyre u cjerret maska ,dalin sheshit urrejtjet e fshehura e tyre ndaj shqiptarëve .Në unin e tyre akoma qëndron Ne dhe pastaj të tjerët.

Roli i kryeministrit në Maqedoninë e Veriut është funksioni më i lartë sepse ky vend nuk është shtet Presidencial .
Forca e kryeministrit është shumë e madhe dhe kjo i ka trazuar maqedonasit por njëkohësisht edhe i ka demaskuar ata .Përse Zaev reagon ashpër me kërcënimin se BDI nuk do jetë pjesë e Qeverisë? Sepse ai e di cfarë kërkon Ali Ahmeti.Akoma më keq ai e di se nëse kreu integrist i vë syrin dickaje , ai nuk zbrapset.Zaev e di se ka përballë fortesën politike të tij dhe e di poashtu se kur e thotë këtë Ali Ahmeti ,kjo edhe bëhet.

Ali Ahmeti nuk e tha këtë ide pas zgjedhjeve. BDI akoma nuk ka fituar zgjedhjet që për partitë shqiptare nuk duhet të përbëjë një shqetësim.Nëse opozita hipotetikisht e marrim se i fiton zgjedhjet, ajo me automatizëm e ka idenë e kryeministrit shqiptarë.Pra Ali Ahmeti ua ka trasuar rrugën edhe partive tjera shqiptare pavarësisht se këta të fundit janë të ndara në copa të vogla elektorale në hartën politike në Maqedoni.

Por ideja e Ali Ahmetit më në fund shpërfaqi fytyrën e vërtetë të Zoran Zaevit që kur bëhet fjalë për interesat maqedonase të tij, ai di të reagojë ashpër. Zaev që do votat shqiptare tregoi se ai si gjithë të tjerët maqedonas nuk e duan një kryeministër shqiptar dhe kjo përfundimisht e thellon krizën etnike në Maqedoni .Shoqëria për të gjithë u pa se u rrënua dhe goditjen më të madhe ia dha ideja e një kryeministri shqiptar.

Koment TetovaSot

Marketing