Të gjithë për lista të hapura, BDI kërkon debat

Shumica e partive politike parlamentare mendojnë se përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, shteti duhet të ketë një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se ndryshimet duhet të harmonizohen me rekomandimet e OSBE/ODIHR por pa zbardhur më shumë detaje. LSDM-ja dhe Aleternativa shprehen “pro” listave të hapura. BDI nga ana tjetër thotë se partitë duhet të debatojnë për të gjitha ndryshimet e mundshme, raporton Alsat-M.

Marketing

“Duhet të kemi një listë zgjedhore, të kemi lista të hapura, që paraqet edhe zgjidhjen sipas dëshirës. Kuptohet ky është përcaktim i yni programor, është angazhim i yni, por duhet të kemi parasysh se duhet të gjejmë konsensus në suaza të Kuvendit. Por shpresojmë se të gjithë aktorët politik do ta kenë parasysh përmirësimin e Kodit Zgjedhor dhe do të përpiqemi të gjithë të gjejmë konsensus rreth kësaj çështjeje”, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov. “Është me rëndësi sa më parë partitë politike të ulen dhe të hapin debatin për Kodin Zgjedhor. Është edhe kërkese e Bashkimit Evropian”, tha Bujar Osmani nga BDI.

Nga opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët kërkojnë pastrimin e listave zgjedhore dhe lista të hapura, ndërsa nga Lëviza BESA janë për së paku tre njësi zgjedhore. “Pastrimi i listave nga votuesit fiktiv, ndryshimi i modelit zgjedhor nga ai proporcional në atë me lista të hapura, njësitë zgjedhore, do jenë kërkesat tona politike, në qoftë se krijohet mundësia dhe nevoja e dialogut politik mes forcave kryesore politike të pozitës dhe opozitës!”, pohoi zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti. ndërkohë, në Lëvizjen BESA shprehen se janë për një sistem proporcional me më së paku tre njësi zgjedhore dhe gjithashtu propozojnë lista të hapura. Kohë më parë, edhe Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski e mbështeti iniciativën e disa partive politike për ndryshimin e modelit zgjedhor në më pakë njësi zgjedhore dhe lista të hapura.

Marketing