Të gjithë prisnin dorëheqjen, Panucci befason: Ja fajtori për humbjen ndaj Turqisë

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka dhënë deklaratën e tij pas humbjes 2-0 në “Loro Boriçi” ndaj Turqisë.

Marketing

Në një intervistë për mikrofonin e “Supersportit”, tekniku italian nuk “preku” fare çështjen e dorëheqjes por tha se kondicioni fizik i lojtarëve ishte fajtori kryesor për këtë disfatë.

“Pjesën e parë, luajtëm mirë, krijuam, por rezultati tregon se ata shënuan, dhe ne jo. Në pjesën e dytë, treguam shumë pak, forma fizike ishte shumë e dobët, në krahasim me kundërshtarin, dhe bëmë vetëm një gjuajtje në portë. Ishte një diferencë fizike e madhe dhe kjo ndikoi në rezultat”, tha fillimisht ai.

Sa na dënoi goli i parë aksidental?Në pjesën e parë patëm mundësi, por nuk shënuam. Gjithsesi, duhet ta shohim atë rast më mirë.

0 gola të shënuar, 10 të pësuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për fat. Kjo është një seri ndeshjes. Si dalim nga kjo situatë?

Është e vështirë, sot futa 2 sulmues në lojë, por nëse nuk shënojnë, këto janë lojtarët, kjo është skuadra.

Pse është e vështirë të dalë topi nga mbrojtja? I vetmi që mund ta bëjë këtë është Memushaj, pse e luani në të majtë të mesfushës?

Kemi gjuajtur 11 goditje, dhe 3 në portë. Memushaj ka qenë më të majtë, por është dashur të dalë edhe përpara.

Marketing