Të hënën shpallet referendumi për emrin

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se të hënën do të bëhet e ditur data e mbajtjes së referendumit për emrin.

Marketing

“Pres referendum të suksesshëm dhe vendim të mençur nga shumica e qytetarëve që do ta konfirmojnë rrugën e anëtarësimit tonë në BE dhe NATO. Shumica e qytetarëve njëherë zgjodhën demokraci në vend të regjimit, dhe na e besoi nderin dhe përgjegjësinë që t’i realizojmë ndryshimet pozitive me të cilat dëshmojmë përkushtimin tonë për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha Zaev.