Të hënën vazhdon mësimi për nxënësit, nuk zgjatet pushimi

Nxënësit nga dita e hënë do të shkojnë në shkollë. Këtë e bënë të ditur Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, pas mbledhjes së mbajtur gjatë ditës së sotme, të cilët kanë konstatuar se nuk është e nevojshme që të zgjatet pushimi dimëror i nxënësve.

Marketing

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se megjithatë gjendja e epidemisë vazhdon, pasi ka ende paraqitje të reja të personave të prekur nga fruthi. Mirëpo, sipas tyre meqenëse është arritur një numër i madh i personave të vaksinuar që nga shpallja e epidemisë, mësimi mund të vazhdoj.

Nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se ka mundësi që të organizohet vaksinimi në teren, pra nëpër shkolla, por për këtë ministria thonë se opinion do të informohet me kohë.