Të martën dhe të mërkurën spërkatje e jashtëzakonshme e mushkonjave në Shkup

Qyteti i Shkupit të martën dhe të mërkurën do të kryejë dezinsektim të jashtëzakonshëm me aeroplan (spërkatje) të mushkonjave. Ky vendim siç informojnë autoritetet e qytetit është sjellur për shkak të lagështisë së shprehur në bimësi, e cila kontribuon për riprodhim më të madh.

Marketing

“Dezinsektimi i jashtëzakonshëm me aeroplan në rajonin e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të realizohet më 25.08.2020 (e martë) dhe 26.08.2020 (e mërkurë), në orët e hershme të mëngjesit. Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, dezinsektimi me aeroplan do të realizohet ditën tjetër të ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë më të volitshme, në terminin e njëjtë, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.

Njëherit prej atje i njoftojnë bleratër në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Marketing