Të mërkurën, mbledhje kuvendore për zgjedhjen e ministrave të rinj

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar mbledhje kuvendore mbi propozimet e kryeministrit Zoran Zaev për ministrat e rinj. Kreu i Kuvendit mbledhjen kuvendore e ka caktuar për ditën e mërkurë në ora 11:00, kumtojnë nga Kuvendi.

Marketing

Përveç kryeministrit Zaev, i cili pritet të udhëheqë Ministrinë e financave, ministrat e rinj do të jenë Naser Nuredini (Ekologji), Hisni Ismaili (Kulturë), Trajan Dimkovski (Bujqësi), Goran Milevski (Vetëqeverisje lokale).
Ndërsa me Ministrinë për Sistem Politik, pritet të kryeson ministri aktual i Ekologjisë, Sadulla Duraku.

Marketing