“Të ndahemi nga Shqipëria”/ Rama reagon pas kërkesës: Çudi kjo qasje, e padrejtë

Një ditë më parë, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovksi, në një letër drejtuar Këshillit Europian kërkonte që vendi i tij të “ndahet” nga Shqipëria për të nisur procesin e hapjes së negociatave. Mesditën e sotme ka reaguar kryeministri Edi Rama në lidhje me këtë kërkesë, që sipas presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Shqipëria po pengon rrugëtimin e Shkupit.

Marketing

Në një postim në Twitter, Rama shprehet se kjo kërkesë e Pendarovskit është e çuditshme veçanërisht duke patur parasysh sa e kanë ndihmuar atë shqiptarët.

“Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, shkruan Rama në Twitter.

Në një intervistë për Euractiv, Pendarovski tha se shkëputja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria duke i dhënë dritën jeshile të parës dhe duke mbajtur pezull fillimin e bisedimeve për të dytën, nuk është zgjidhja më e mirë por është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Sipas Pendarovskit, Shqipëria tani është një vend i trazuar. “Ne kemi patur rekomandime pozitive nga komisioni dhe më herët dhe kemi qenë të ndarë po ashtu”, tha ai.

Marketing