Të paktën 142 persona kanë vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që ka goditur ishullin indonezian, Lombok.
Qindra persona janë plagosur si pasojë e tërmetit të së dielës, derisa zytarët kanë thënë se shumica e viktimave gjenden ne veri të ishullit.

Tërmeti i shkallës shtatë ka ndodhur në vetëm 10 kilometra thellësi nëntokësore, duke dëmtuar mijëra ndërtesa dhe duke ndërprerë energjinë elektrike.

Në ishullin e afërt, Bali, janë publikuar pamje teksa njerëzit kanë ikur duke bërtitur nga shtëpitë e tyre.
Në ditën e diel po ashtu është paralajmëruar për një cunami, mirëpo njoftimi është tërhequr më vonë.

Ky tërmet vjen një javë pasi një tjetër goditje ka prekur ishullin Lombok, i cili vizitohet nga shumë turistë për shkak të plazheve që ka.

Tërmeti i mëparshëm ka lënë të vdekur të paktën 16 persona.