Të paktën 30 viktima në Bahamas nga kalimi i uraganit Dorian

Bilanci i viktimave në Bahamas si pasojë e uraganit Dorian mund të jetë i paimagjinueshëm. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësië i cili tha se aktualisht me mijëra persona rezultojnë të zhdukur. Në Karolinën e Jugut janë mbi 230 mijë banesa dhe biznese që kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e uraganit Dorian.

Marketing

Rreth 220 mijë shtëpi dhe biznese në Karolinën e Jugut kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e uraganit Dorian. Lajmi u konfirmua nga shoqëritë energjitike vendore. Mes qyteteve të prekura nga ndërprerja e energjisë elektrike janë Çarlston, Berklei dhe Dorcester. Numri i klientëve që kanë mbetur në errësirë shkon në 267 mijë përfshirë dhe disa zona të Karolinës së veriut. Ndërkohë bilanci i fundit i uraganit Dorian në Bahamas shënon të paktën 30 viktima sipas autoriteteve vendore.

Por numri i viktimave mund të jetë dhe më i lartë, aq sa qeveria e Bahamas foli për një bilanc të mundshëm katastrofik. Ndër të tjera sipas autoriteteve me mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur. Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi se opinioni publik duhet të përgatitet për informacione të paimagjinueshme për sa i përket bilancit të viktimave dhe vuajtjeve njerëzore. Sipas mediave në vend, gjendja aktuale e ishujve Abako është e tmerrshme.

Përveç trupave të pajetë që janë vendosur në mënyrë të përkohshme në një vend të hapur, mungon furnizmi me ujë dhe ushqim. Ndërkohë janë krijuar grupe të veçanta policore për të mbrojtur banesat e braktisura nga grabitjet e mundshme. Panamaja ka dërguar në vend tetë ton ushqime, gjeneratorë dhe mjete të tjera të domosdoshme.

Marketing