Të paktën 43 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur në sulme në provincën Idlib

Në sulmet ajrore në provincën veriperëndimore siriane Idlib humbën jetën të paktën 43 persona, kumtoi Organizata siriane për të drejtat e njeriut me seli në Londër.

Marketing

Tridhjeteshtatë civilë humbën jetën në sulme në të cilat është goditur një treg dhe rajone në qytetin Maret-al Numan në provincën Idlib. Gjashtë persona të tjerë humbën jetën në sulmet ajrore në qytetin fqinj Sarkib.

Në sulmet janë plagosur më shumë se 100 persona.

Ministria ruse e Mbrojtjes demantoi se aeroplanë të tyre i ka kryer sulmet. Paraprakisht, Organizata siriane për të drejtat e njeriut kumtoi se sipas gjitha gjasave aeroplanë rusë ose aeroplanë sirianë i ka kryer sulmet.

Marketing