Sezoni i dimrit, për dikë është qejf por për të pastrehët nuk është asgjë më pak se kërcënim për jetë. Zejno Sejfulli, një i pastrehë që bredh rrugëve të Shkupit së bashku me nënën e tij, para kamerës së Alsat shpalosi brengat e tij me afrimin e sezonit dimëror.

Shumë rëndë e kam. Shumë. Rrugëve jam, me nënën time. As ndihma sociale as ndihmë financiare as asgjë nuk kemi. Nuk e di çfarë të ju them. Rrugëve po qëndrojmë. Vijmë këtu hamë e pimë dhe pastrohemi. 01-09 Do të ishte mirë sikur të kishim një barakë ndonjë strehimore të vogël, vetëm që mos të flemë në qiell të hapur me nënën”- theksoi Zejno Sejfulli, i pastrehë.

Edhe pse nuk ka shifër të konfirmuar, në Maqedoni dyshohet që të ketë më shumë se 500 persona që e ndajnë fatin e njëjtë me Zejnon, ndërsa nga Kryqi i Kuq thonë se numri i kësaj kategorie sa shkon e rritet. Qendra për strehim në Momin Potok dhe Çiçino Sello janë shpresa e vetme e të pastrehëve gjatë sezonit të dimrit.

Tridhjet e dy krevate të tillë janë në dispozicion për të pastrehët të cilët do të vijnë në qendrën për strehim në Momin Potok, gjatë sezonit të dimrit. Në rast se ky numër rritet, udhëheqësit e kësaj qendre për strehim thonë se në bashkëpunim me Ministrinë për Punës dhe Politik Sociale do të gjejnë edhe strehime të tjera.

Nga punkti për strehim në Momin Potok, thonë se janë të gatshëm që të ju sigurojnë nevojat elementare personave të pastrehë, siç është mjekimi, ushqimi dhe strehimi gjatë stinës së dimrit.

Kemi natë kur punojmë me të gjithë kapacitetin por kemi natë kur edhe kalohet ky kapacitet por në bashkëpunim me MPPS të pastrehët sistemohen në strehime të përkohshme. 07-28 Në këtë drejtim do të ishte mirë që të bashkëngjiten edhe OJQ të tjera por edhe institucione shtetërore që të bashkëpunojmë dhe të bëhemi partner në këtë proces, pra ri integrimin dhe risocializimin e të pastrehëve. Mendoj se mund të bëhet më shumë sepse ka mjaftë zbrazëtira”- theksoi Dragana Lazarevska, koordinatore e punktit për strehim në Momin Potok.

Të pyetur nga Alsat-M, se si Qeveria do të kujdeset për të pastrehët në periudhën e ftohtë të dimrit, zëdhënësi i organit ekzekutiv Mile Boshnjakovski tha se përveç qendrave për strehim në Momin Potok dhe Çiçino Selo, ka edhe hapësira të tjera që institucionet shtetërore do i shfrytëzojnë në rast nevoje. Boshnjakovski madje publikoi dy numra telefoni që janë në dispozicion për paraqitjen e personave të pastrehë.

Janë funksional dy numra të telefonit të cilat do i lexoj tani, e në të cilët qytetarët mund të paraqesin se në ndonjë lokacion ka njeri të pastrehë e të cilit i duhet ndihmë. Numrat e telefonit janë në funksion që tani, 076681762 dhe 078230943. 02-23 Nëse ka nevojë, nëse temperaturat bien në mënyre ekstreme gjatë dimrit dhe përsëriten disa dit me radhë, kuptohet se do të ketë masa të tjera konkrete”- u shpreh Mile Bonshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Gjatë 10 viteve të fundit në Maqedoni, si pasojë e të ftohtit kanë humbur jetën së paku 6 persona, ndërsa gjatë vitit të kaluar vetëm në punktin për strehim në Momin Potok, rreth 190 persona kanë kërkuar strehim, ushqim dhe mjekim.