Të pastrehët, në kërkim të një strehimi të ngrohtë

Personat e pastrehë dhe me gjendje të rëndë ekonomike rrallë herë kanë mundësinë për të shtruar një tryezë festash. Shumë prej tyre festat i kalojnë në rrugë ose duke mbledhur mbetjet e ushqimeve të hedhura si tepricë.

Marketing

Për këtë kategori njerëzish viti 2018 ishte vështirë i përballueshëm sa që shumë prej tyre këto ditë të ftoha dimri po i kalojnë në Qendrën për personat e pastrehë në Momin Potok, e cila do të jetë e hapur edhe për natën e ndërrimit të motmoteve.

Punkti do të jetë I hapur derisa do të jetë e nevojshme, derisa temperaturat do të jenë në minus, atëherë ne jemi prezent këtu, 24 orë, me qëllim që të plotësojmë nevojat e këtyre njerëzve. Për Vitin e Ri, sigurisht ekipi që do të jetë kujdestar bashkë me personat të cilët do të vendosin që Vitin e Ri ta kalojnë këtu do të kemi darkë, ëmbëlsira, do të shoqërohemi me ta.

Gjithashtu edhe gjatë Krishtlindjeve do të ndajmë bukën me para, ajo është diçka tradicionale. Do të mundohemi që vërtet tu ofrojmë diç që ata ndoshta nuk mund ta bëjnë- deklaroi Suzana Tuneva Paunovska, Kryqi I Kuq.

Këmbëzbathur e me veshje jo të përshtatshme dimri, personat me gjendje të rëndë ekonomike tregojnë kushtet në të cilat jetojnë dhe vështirësitë që u përballën për çdo dit të këtij viti.

“Nuk kemi energji elektrike e as ujë, një vit e gjysmë jemi pa rrymë, tavani është para rrënimit, katastrofë është, askush nuk vjen e të pyet se a kemi diçka për të ngrënë. Ushqehemi nga kontejnerët, me burrin dhe fëmijët vijmë dhe pastrohemi këtu, ato janë kushtet tona. Do të shkoj te nëna ime pasi nuk kemi rrymë, atje do ta festoj Vitin e Ri”.

“Unë dëshiroj të flejë këtu, nuk kam ku të jetojë, erdha të ankohem këtu në punktin për të pastrehë. Ne flemë në rrugë, nuk kemi ku të shkojmë, dua të pastrohem, të rregullohem”
“Për vitin e ri a do të vini këtu? Do të vijmë, nëse punkti do të jetë I hapur”.

Qendra për personat e pastrehë në Momin Potok për momentin posedon 40 shtretër dhe kushte të përshtatshme për kujdes ndaj personave në fjalë. Mirëpo në rast nevoje, qendra ka në dispozicion edhe qendrën “Ranka Millanoviç” dhe kontejnerët për banim në Vizbeg.