Të premten, Besa e Gashit dhe PDSH bëhen pjesë e Qeverisë

Seanca parlamentare për rikonstruimin e Qeverisë do të mbahet të premten më 1 qershor. Në rend dite do të jetë përzgjedhja e anëtarëve të ri të Qeverisë. Seanca duhet të përfundoj deri në mesnatë, ndërsa si pikë e rendit të ditës do të jetë përzgjedhja e zëvendësministrave.
Përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë përputhet me një vjetorin e formimit të Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.

Marketing

Për ministra të rinj janë propozuar Renata Deskoska- ministre e Drejtësisë, Arbër Ademi- ministër i Arsimit, Asaf Ademi- ministër i Kulturës dhe Bardhyl Dauti- ministër pa resor.

Për zëvendës ministra janë propozuar, Andrej Zhernovski në MPJ, Asim Musa në shëndetësi, Gjonul Bajraktar në ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe Sadik Beqiri në ministrinë e transportit dhe lidhjeve.

Detajet për mbajtjen e seancës janë definuar në takimin e rregullt të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve parlamentare, në të cilën nuk ka marrë pjesë përfaqësues i VMRO-DPMNE-së.