Të premten përfundon pagesa e kësteve për ujë pa interes

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”- Shkup rikujton se më 29 nëntor, e premte përfundon aplikimi i vendimit për pagesë të borxheve deri në 24 këste (varësisht nga lartësia e borxhit) pa interes për pagesa të vonuara që ka filluar më 4 nëntor 2019.

Marketing

“Të gjithë qytetarët të cilët kanë borxh të shfrytëzojnë javën e fundit të këtij aksioni, prej datës 25.11.2019 deri më 29.11.2019 për pagesë të kësteve pa interes për pagesa të vonuara”, ka apeluar NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”