Të punësuarit në Telekomin e Maqedonisë sot zbatuan aksion për grumbullimin e mbeturinave në Parkun e qytetit. Në kuadër të këtij aksioni ekologjik, mbi 130 të punësuar në Telekomin e Maqedonisë së bashku morën pjesë në pastrimin e mbeturinave të hedhura nga Hoteli Aleksandar Pallas e deri në pjesën qendrore të Parkut të Qytetit.

Zhvillimi i teknologjisë gjithmonë duhet të shkojë paralelisht me zhvillimin e vetëdijes për ndikimin e saj ndaj jetës së qytetarëve dhe ndaj shoqërisë. Në këtë kontekst, të punësuarit në Telekomin e Maqedonisë si lider i telekomunikimeve, me vite të tëra e kultivojnë përgjegjësinë shoqërore si praktikë dhe kanë vetëdije të lartë për rëndësinë për kujdes për mjedisin jetësor. Të vetëdijshëm se çdo ndryshim në shoqëri fillon fillimisht nga secili individ, qëllimi kryesor është me shembuj personal të arrihen rezultate pozitive. Ideja e aksioneve të tilla është me punë të përbashkët, ngadalë por sigurt të ngrihet vetëdija ekologjike në shoqëri, të stimulohen individët dhe organizatat për përmirësimin e mjedisit jetësor, me çka do të sigurohen kushte për rritje pa brenga të gjeneratave të reja në të ardhmen.

Pastrimi i Parkut të Qytetit është aksioni i dytë ekologjik me radhë në të cilin marrin pjesë të punësuarit në Telekomin e Maqedonisë, si pjesë e nismës shumëvjeçare të kompanisë #Telekom Goes Green. Aksioni i parë për pastrim u mbajt në fillim të qershorit kur të punësuairt i grumbullonin mbeturinat prej park pyllit Vodno.

Me dëshirën që të japin shembull pozitiv dhe thirrje për sjellje të përgjegjshme ndaj mjedisit jetësor, të punësuarit në Telekom i selektuan një pjesë të mbeturinave të grumbulluara dhe i dorëzuan për riciklim. Aksionin për pastrimin e Parkut të qytetit, të punësuarit e realizuan në bashkëpunim dhe me mbështetjen e shoqatës për menaxhimin me mbeturina “Pakomak” dhe Qytetin e Shkupit.