Të rinjtë e dërgojnë Liverpoolin në rundin tjetër të FA Cup

Lojtarët e rinj të Liverpoolit e kanë mposhtur 1:0 Shrewsbiry Town, klubin nga League One – niveli i tretë futbollit anglez – për ta siguruar një vend në rrethin e pestë të FA Cup, ku pret Chelsea.

Marketing

Me lojtarët e ekipit të parë të të kuqve që e shijuan pushimin dimëror inaugurues në Premierligë, trajneri i ekipit U23 i Liverpoolit Neil Critchley e udhëhoqi skuadrën e cila në përbërje i pati shtatë lojtarë adoleshent në Anfield të martën.

Liverpooli fitoi vetëm falë autogolit të Ro-Shaun Williams.
Mbrojtësi i Shrewsbury e paraboloi portierin e vet dhe shënoi duke ia falur kualifikimin të kuqve.

Kjo ndeshje ishte përsëritje, sepse ndeshja e parë mes këtyre klubeve kishte përfunduar baras 2:2.
Rregullat e FA Cup kërkojnë që nëse nuk ka fitues në ndeshjen e parë, atëherë ajo riluhet.
Liverpooli do të përballet me Chelsean në rundin e pestë.

Marketing