Të rinjtë përhapin virusin në Spanjë/ Mbyllen klubet e natës

Autoritetet spanjolle kanë vendosur të reagojnë ndaj një situate të krijuar ditët e fundit për shkak të rinjve.

Marketing

Kjo grup-moshë, sipas ekspertëve po përhap koronavirusin në masë. Për këtë arsye, u mor masa e mbyllhjes së klubeve të natës, pezullimit të ngjarjeve kulturore dhe sportive dhe grumbullimet e më shumë se 10 personave për të paktën dy javë.

Kjo masë u mor në Katalonjë ku është parë edhe rritja më e madhe e rasteve.

Epidemiologu spanjoll, Adrena Buron tha se shtimi i të infektuarve nuk lidhet vetëm me jetën e natës, por edhe me jetën e shkujdesur të të rinjve në rrugë, plazhe e kudo me radhë

. Ndërsa një tjetër epidemiolog, Dr. Daniel Lopez Acuna është i shqetësuar për rrezikun që të rinjtë t’ua kalojnë virusin moshave të treta.

Marketing