Të rinjtë shprehin më shumë interesë për shqipen se sa për maqedonishten

Në Fakultetin Filologjit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, të rinjtë më shumë janë të interesuar për studijuar gjuhën shqipe se sa maqedonishten, njofton agjencia e lajmeve INA.

Marketing

Edhe pse janë 80 vende të lira, në drejtimin literaturë maqedonase janë regjistruar vetëm 3 studentë, ndërsa në drejtimin gjuhë maqedonase 15.

Ajo që bie në sy është faktin se më shumë të interesuar janë paraqitur për studjuar gjuhën shqipe.

Në drejtimin gjuhë shqipe dhe literaturë janë regjistuar 37 studentë, 25 me kuotë shtetërore, 11 me kuotë private dhe 1 me korrespodencë.

Gjithashtu në drejtimin për përkthyes të gjuhës shqipe janë regjistruar 8 studentë.

Interesim të madh të të rinjve ka pasur edhe për gjuhën angleze, por nuk përjashtohet edhe gjuha ruse, ku janë regjistruar 6 brucoshë.

Marketing