Të shtëna armësh në aeroportin e Vankuverit, vritet një burrë në terminalin kryesor

Një person është vrarë nga të shtënat të dielën në terminalin kryesor të aeroportit ndërkombëtar të qytetit kanadez Vankuver, kanë njoftuar autoritetet e sigurisë.

Aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit ka bërë të ditur se po bashkëpunon me policinë, lidhur me incidentin që ka ndodhur jashtë terminalit kryesor të aeroportit.

Ndërkaq pak orë më vonë, ka njoftuar se policia ka marrë situatën nën kontroll.

Marketing

“Është qëlluar një burrë që ka mbetur i vdekur në afërsi të terminalit kryesor”, thuhet në kumtesën e aeroportit.

Megjithatë nuk janë dhënë detaje tjera, por CBC News shkruan se policia është vënë në kërkim të një personi që mund të kenë lidhje me të shtënat.

Marketing