Të shtëna me armë në dasmë, 2 të plagosur nga rikoshetat e plumbave

Rikoshetat e plumbave në një dasmë kanë shkaktuar të paktën 2 të plagosur në Tetovë.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, dhe sipas burimeve të ALSAT, njëri prej të plagosurve është dërguar në spital në Shkup, dhe ndodhet në ngjarje më të rëndë, ndërsa tjetri është dërguar në spitalin e Tetovës me plagë më të lehta.

ALSAT mëson nga burimet se njëri prej të plagosurve është djali i deputetit Xhevat Ademi, F. A ndërsa i plagosuri tjetër është A.B. Ende është e paqartë për personin që ka gjuajtur, pasi burimet flasim për të shtëna që mund të kenë ardhur nga disa persona njëkohësisht gjatë ceremonisë së dasmës. Ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton rastin.

Marketing