Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, mbetet i vdekur një person

Pak minuta më parë ka pasur të shtëna në fshatin në Vragoli të Fushë Kosovës.

Marketing

Indeksonline mëson që një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka thënë se është vdekje e dyshimtë. Viktima është femër e moshës 33 vjeçare.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.”

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç.”

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, u shprehë ai./Indeksonline/

Marketing