Të shtëna me armë në Prishtinë, një i vdekur e tre të plagosur

Pasditen e sotme në Lagjen e Spitalit në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri. Si pasojë e kësaj katër persona janë plagosur, e më pas njëri prej tyre ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Marketing

Para se të mbërrijë policia dhe autoambulancat në trotuaret e një ndërtese në lagjen e Spitalit kanë qëndruar të shtrirë persona të përgjakur nga goditjet me armë zjarri. Ndërkohë që është filmuar edhe dorasi duke e qëlluar njërin nga viktimat.

Motivet e tragjedisë kanë të bëjnë me çështje pronësie, ndërkohë që bëhet e ditur se në konflikt janë përfshirë dy familje. Viktima janë babai dhe dy djemtë e tij, por prokurori nuk ka mundur të konfirmojë se cili nga ta ka vdekur.

Marketing