Policia në Knoxville të Tennessee kanë bërë të ditur se iu kanë përgjigjur raportimeve për të shtëna me armë zjarri në një shkollë të mesme.

Sipas raportimeve, dyshohet se ka viktima si pasojë e të shtënave me armë, shkruan Reuters.

“Raportohet për disa viktima, përfshirë një oficer të policisë”.

Mediat lokale kanë shfaqur pamje ku shihen ekipet e policisë dhe zjarrfikësve duke e rrethuar shkollën e mesme “Austin-East”.