Të shtëna me armë zjarri në Laç, një i vrarë dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në një hotel në Laç.

Marketing

Siç raportohet një person është vrarë me armë zjarri, kurse një tjetër është plagosur në rrethana ende të paqarta.

Sipas të dhënave paraprake të shtënat me armë kanë ndodhur pranë një hoteli në autostradën që lidh Lezhën me Mamurrasin, dhe viktima është Bujar Lika, rreth 50 vjeç, ndërsa i plagosuri quhet Kreshnik Tusha, 21 vjeç.

Ende nuk dihet dinamika e ngjarjes por forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Marketing