Të ulur në gjunjë dhe me pankarta në duar, banorët në Mirditë ngrihen në protestë për ndërtimin e HEC-it

Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimeve nga institucionet shtetërore, ka ngritur sërish në protestë banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë, të cilët kundershtojnë ndërtimin e një HEC-i dhe fabrike ujit në këtë zonë.

Këtij shqetesimi iu bashkuan një sërë organizatash mjedisore si dhe deputetë e aktivist të Lëvizjes Vetevendosje në Kosovë.

Së bashku me banorët ata u mblodhën pranë tunelit të Thirrës dhe me pankarta në duar marshuan drejt kantierit të ndërtimit. Siç shihet në fotot e siguruara nga Ora News, në një moment janë ulur në gjunjë.

Marketing

Më pas ata tentuan të bllokojnë Rrugën e Kombit, duke u përplasur dhe me policinë.

Bëhet e ditur se ata kanë thyer kordonin e policisë dhe janë ulur në mes të rrugës pranë tunelit në korsinë drejt Kukësit.

Marketing