Tearcë, protestë kundër bastoreve

Dhjetëra banorë të fshatit Përshefcë të komunës së Tearcës, kanë dalë në mesditë në rrugët e fshatit për të shprehur, siç thanë ata, revoltën e tyre kundër bastoreve sportive që hapen afër shkollave dhe objekteve fetare. Banorët kërkuan nga pronarët e këtyre bastoreve që të largojnë sa më shpejtë lojërat e fatit nga afërsia e shkollave dhe xhamive, ose në të kundërtën protesta e tyre do vazhdojë çdo ditë.

Marketing

Ne jemi të vetëdijshëm se Ligji atyre ua mundëson këtë, por, si banorë të këtyre anëve jemi edhe kundër këtij Ligji që në asnjë vend të civilizuar e demokratik, që t`ua mundësoj këtyre objekteve të jenë aq afër objekteve fetare dhe arsimore.Nëse kërkesa jonë e sotme nuk do të përfillet, ne do vazhdojmë me priotestë çdo javë, e sipas nevojës edhe më shpesh.

Kjo nuk do të thotë që do ngelim këtu. Kjo pjesëmarrje duhet të jetë edhe në Tetovë edhe diku më larg që si e si këto dukuri të zhduken e të mos ekzistojnë.

Unë mendoj se këto gjëra që i kërkuam, këto do të realizohen por, jo vetëm kjo nuk guxon në katundet tona përveç bastoreve edhe alkool të ketë”.

Protesta u përkrah edhe nga këshilli anti bixhoz i Tetovës, nga ku edhe bënë ftesë për bashkëngjitje në protestën e datës 21 dhjetor kundër kazinove që do mbahet në sheshin e Tetovës.
Dalja jonë është mbrojtja e fëmijëve tanë, dhe e dyta, do luftojmë çdo dukuri negative, kazino, bastore e lojëra të fatit. Më 21 dhjetor do mbahet një protestë masive ju fto0j që të merrni pjesë më 21 dhjetor ora 13:30 ditën e premte dhe ti themi stop kazinove dhe stop bastoreve- deklaroi Xhemal Abdiu. Kryetar i këshillit antibixhoz.

Banorët po ashtu kanë kërkuar nga Qeveria që me syçelësi të përgatis Ligjin e ri për organizimin e bixhozit, dhe të merr parasysh kërkesat e banorëve, ose në të kundërtën protestat nuk do të ndalen.

Marketing