Teatri shqiptar në Shkup, mbledhje komemorative për aktorin Luran Ahmeti

Për të nderuar jetën dhe veprën e aktorit Luran Ahmeti në teatrin shqiptar u mbajt mbledhje komemorative. Aktor, regjisorë si dhe dashamirë të artit nga vendi dhe jashtë nderuan  figurën e tij duke rikujtuar se Lurani ishte aktor me renome ndërkombëtare, luajti në shumë shafqe teatrale, filma  të metrazhit të shkurtër, seriale turke dhe arriti fame edhe me filmin holivudian Taken 2. Kontributi I tij si aktor ishte I jashtzakonshëm theksuan kolegët që rikujtuan punën e tij të palodhshme në skenë.
“Do të kujtojmë për aq shumë që na le pas, si njeri i përkushtuar familjarisht i përkushtuar në punën tënde që të bënte sarkastik, kundërshtues, luftarak për bindjet e tua, falemderues për gjithçka një njeri me një humor të veçantë, që të bëjnë Lul me plot kuptimin e fjalës artist.”, tha Adem Karaga, drejtor i Teatrit Shqiptar.
“Arti e ushqen shpirtin dhe i jep kuptim jetës, ti edhe pse u ndave nga jeta i ri, ke qenë artist i merituar ndërsa artistët nuk vdesin kurr sepse veprat që i lanë pas janë më të  fuqishme se vdekja . Prehu në paqë Luran.”, tha Irena Stefkovska, ministre e Kulturës.
“Shum fjalë të  mira u thanë për ty, sepse ti të gjitha ato i meritoje, të thurrim lavde dhe të shohim në qiell, pikërisht aty ku je tani. Lavdi.”, tha Ilir Bokshi, regjisor nga Kosova.
“Unë me të vërtetë besova se ka jetë pas vdekjes ,sepse njerëzit si Luran Ahmeti nuk vdesin, vëllau im Luran Ahmeti ka pasur zemrën e madhe sa Shqipëria e madhe.”, tha Ertan Shabani,  aktor turk.
“Unë  e kam zili vdekjen tënde vëlla,  ti nuk arrite të japish premierën në këtë  skenë ti shkove te fuqiamë e madhe të luash para tij. Na përfaqëso neve aktorëve. Urime premierën atje lart ku je.”, tha Xhevdet Jashari, aktor.
“Djali im u lind si një meteor dhe u ngrit lart midis yjesh, fatkeqësisht u fik para kohe  dhe ai vend ku u fik dali im u shënderrrua në një vullkan që do të na djeg tërë jetën, deri në frymën e fundit por ne do ta duam sikur e kemi pranë.”, tha Xhabir Ahmeti, babai i Luran Ahmetit.
Luran Ahmeti ishte pjesë e Teatrit shqiptar të Shkupit, ndërroi jetë në moshën 46 vjeçare pas komplikimeve nga virusi korona.
Marketing