Tejkalimi i dallimeve me Bullgarinë, Osmani: Zgjidhja e vetme, marrëveshja për fqinjësi

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani thotë se zgjidhja e vetme me kontestin bullgar duhet kërkuar brenda marrëveshjes, duke mos hapur çështje tjera që nuk i inkorporon marrëveshja për fqinësi të mirë me fqiun lindor. Thekson se çdo tentim për dalje nga marrëveshja, e bën kompromisin më të ngatërruar. Në intervistë për Radion Evropa e Lirë Osmani shton se duhet të respektohen marrëveshjet ashtu siç janë, dhe t’ju iket emocioneve sepse ndryshe palët nuk mund të arrijnë në racionalitet për të ndarë historinë si çështje arsimore nga historia si kontest identitar.

Marketing

“Pikëpamjet tona këtu janë ndërtuar në një sistem të kaluar, nga një aleancë e kaluar e cila ka qenë anti- tibullgare anti- shqiptare, anti-greke sepse ajo pikëpamje ishtë nën petkun e interesit të atëhershëm shtetëror, nga aleanca e atëhershme. Dhe, tani kur hyjmë në aleancë tjetër, me shtete tjera edhe në BE dhe NATO, me Bullgarinë, Greqinë, me Shqipërinë, nuk mundesh me thjerëza të njëjta ta shohësh botën. Unë them, jo të imponohet narrativ i ri ta zëvendësojë të vjetrën, por të thyhen, të hapen kufizimet, recidivat e mbetura nga historia e trashëguar që janë krijuar nga një tjetër petk i interesit shtetëror.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

Ndërkohë zv.kryeministri bullgar Karakaçanov në një intervistë të mediave bullgare zbulon se ekziston aneks i marrëveshjes për fqinjësi mes dy shteteve, për çka qeveria ende nuk ka pranuar një gjë të tillë.

“Ekzistojnë 12 pika, që janë shumë të qarta. E para, dorëheqje nga pretendimet historike, dorëheqje nga pretendimet ndaj pakicave, ndryshime në sistemin arsimor.”, tha Krasimir Karakaçanov, zv.kryeministër i Bullgarisë.

Reagojnë nga VMRO-DPMNE. Akuzojnë pushtetin se po fsheh kushtet që ka kërkuar Bullgaria.

“Është e turpshme që për identitetin maqedonas, historinë dhe gjuhën të diskutohet në mediat bullgare në Sofje, pa e ditur askush në RMV se çka është shtruar në tavolinë.”, tha Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE.

Përfaqësuesi i posaçëm Vlado Buckovski javën e ardhshme do të qëndrojë në Sofje, ku do të takojë autoritetet bullgare për të diskutuar për hapat e mëtutjeshme mbi kontestin dypalësh.