Tejkalon 31 milionë numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën

Numri i rasteve që janë infektuar me virusin COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën e 31 milionëve.

Marketing

Sipas të dhënave të platformës Worldometer, deri më tani janë regjistruar gjithsej 31 milionë e 026 mijë e 569 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara. Shteti respektiv ka 6,969,917 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, në dhjetë vendet e para me më shumë raste janë India me 5,405,252 raste, Brazili me 4,528,347, Rusia me 1,103,399, Peru me 762,865, Kolumbia me 758,398, Meksika me 694,121, Afrika e Jugut me 659,656, Spanja me 659,334 dhe Argjentina me 622,934.

Marketing