Teleferiku në Vodno nga e hëna do të punojë deri në orën 18:00

Teleferiku “Kryqi i Mileniumit” nga 1 prilli do të punojë deri në orën 18:00, sipas itinerarit të konfirmuar. Orari i punës do të jetë nga ora 10:00 deri në orën 18:00, me ç’rast vozitja e fundit prej poshtë-lartë është në orën 17:30 përkatësisht në orën 17:45 prej lartë-poshtë.

Marketing

Vit i suksesshëm për Teleferikun
Teleferiku, me të cilën ekonomizon NQP “Shkup”, me sukses e përfundoi vitin 2018. Është konfirmuar numër i rritur i biletave të shitura dhe të ardhurave në krahasim me vitin 2017. Gjithsej janë shitur 166.791 bileta, me ç’rast janë realizuar të ardhura prej 13.488.230 denarë, derisa në vitin 2017 janë shitur 160.699 bileta, ndërsa janë realizuar të ardhura prej 13.287.100 denarë.

Vitin e fundit rritje më e madhe është vërejtur te shitja e biletave grupore për të rritur. Janë shitur 7.420 bileta, që është për 1.168 bileta më shumë në krahasim me vitin 2017. Është vërejtur edhe rritje e biletave për kthim dhe biletave mujore.

Nga NQP “Shkup” informojnë se vizitat çdo ditë rriten, ndërsa pritet të shënojë rritje edhe në periudhë e ardhshme. Në përgjithësi, më të shumta janë vizitat gjatë uikendeve dhe festave, kur mund të vërehen të gjitha kategoritë e qytetarëve. Shkupjanë, turistë dhe banorë të qyteteve tjera e shfrytëzojnë teleferikun, kënaqen në ajrin e pastër dhe natyrën, dhe me pamjen panoramike të qytetit dhe malit.

Në bazë të të dhënave të sistemit me të cilin ndiqet transporti publik, nga NQP “Shkup” thonë se kontribut të madh në këtë rast ka edhe funksionimi i linjave të autobusëve 25 (Qendra Transportuese – Vodno e Mesme), 25A (Automaqedoni-Vodno e Mesme) dhe 25B (Shtëpia e shtypit-Vodno e Mesme), të cilat qarkullojnë deri në Vodno të Mesme dhe të cilat gjatë uikendeve dhe festave shtetërore janë falas për të gjithë kategoritë e qytetarëve. Prej më parë, për shkak të interesit të rritur të qytetarëve për shfrytëzimin e transportit publik deri në Vodno dhe teleferiku NQP “Shkup” e ka rritur numrin e autobusëve dhe termineve të linjës 25.

Teleferiku në Vodno të Mesme punon çdo ditë, përveç të hënën dhe çdo të martë të fundit të muajit, kur bëhet kontrollimi i rregullt teknik i objektit. Nisja e parë është në orën 10:00 ndërsa e fundit prej lartë-poshtë është në orën 17:45. Bileta për të rritur kushton 100 denarë për dy drejtime, ndërsa 50 për një drejtim. Bileta për fëmijë kushton 50 denarë.

Të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën, transport falas kanë personat e moshuar (gratë prej moshës 62 vjeçare, burrat prej 64 vjet). Të mërkurën vozitje falas kanë nxënësit e shkollave të mesme themelues i të cilave është Qyteti i Shkupit dhe vendimi vlen vetëm gjatë vitit shkollor.

Të enjten vozitje falas kanë edhe studentët e rregullt të ndonjërit fakultet shtetëror.

Teleferiku “Kryqi i Mileniumit” ishte lëshuar në përdorim më 3 qershor të vitit 2011. Lëviz me shpejtësi prej 6 metra në sekondë dhe zgjat 4 minuta e 18 sekonda. Udhëtarët sistemohen në 28 kabina për nga tetë udhëtarë dhe dy kabina për katër udhëtarë. Kapaciteti i tërësishëm i teleferikut është 1.160 udhëtarë në orë.

Marketing