Telefonata e Zaev me komedianët rusë, reagon presidenti Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në një konferencë për shtyp ka folur rreth bisedës telefonike të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me humoristët rusë, ku përmermendet emri i tij dhe planet për ndarjen e Kosovës.

Marketing

Presidenti kosovar ka thënë se, kryeministri Zaev e ka thirrur në telefon atë dhe se i ka sqaruar se deklarimet e tij për shkëmbin territoresh janë bazuar në shkrimet e mediave dhe të gazetës Sputnik dhe se nuk ka pasur ndonjë informatë tjetër zyrtare.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është vënë në shënjestër të dy humoristëve rusë, të cilët përmes telefonit i janë prezentuar si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Një gjë e tillë, bëri bujë në Prishtinë pasi zoti Zaev në bisedë dëgjohet duke thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaci dhe homologu i tij serb Alekasandar Vucic po bisedojmë për shkëmbim territoresh.

“Ata po përpiqen të shkëmbejnë territore” ka thënë Zaev, duke u hamendësuar nga ana tjetër se këtu mund të ketë ndikim rus dhe duke theksuar frikën për të ardhmen e Ballkanit.

Marketing