Telefonatë për bombë në shtëpinë e ish-kryeministrit grek

Një telefonatë që njoftonte vendosjen e një bombe në shtëpinë e ish-kryeministrit Antonis Samaras, ka shkaktuar shqetësim në policinë greke.

Marketing

Sikurse raportojnë mediat vendase që citojnë burime policore, telefonata anonime ka mbërritur të shtunën në orën 20:49 me orën lokale.

Menjëherë, forcat e Policisë nxituan në zonë, për të kryer kontrollin e nevojshëm, ndërsa rrugët përreth u bllokuan.

Rezultoi se gjithçka ishte e një mashtrim, pasi asgjë e dyshimtë nuk u gjet në zonë gjatë kontrollit.

Marketing