Ata që nuk arritën të blinin Mate X, më 22 Nëntor do të fillojnë shitjet e dyta të telefonit. Modeli 5G i Mate X ka një ekran 20.3cm diagonalisht kur është i hapur.

Telefoni me ekran që paloset i Huawei, Mate X, ka dalë në shitje në Kinë. Telefoni shitet për 2,600 dollarë përmes dyqanit online të Huawei dhe është shitur në vetëm pak minuta.

Ata që nuk arritën të blinin Mate X, më 22 Nëntor do të fillojnë shitjet e dyta të telefonit. Modeli 5G i Mate X ka një ekran 20.3cm diagonalisht kur është i hapur.
Huawei tha se telefoni po shitet në njësi të limituara por nuk dha një shifër të saktë sesa ka shitur. Samsung, Xiaomi dhe Motorola gjithashtu kanë prezantuar telefonët e tyre me ekrane që palosen.

Prodhues të tjerë si Apple dhe Google janë duke eksperimentuar. Telefoni i Xiaomi duhet të dilte në shitje në Qershor po debutimi u shty pas sanksioneve Amerikane.
Telefoni aktualisht shitet vetëm në Kinë dhe Huawei nuk ka thënë nëse do të ofrohet edhe për vende të tjera të botës.

evn