Telegram ngushëllimi nga UT: Solidarizohemi me familjarët që humbën të afërmit e tyre

Në momente kaq të vështira, kaq tragjike për të gjithë ne, nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen e madhe pas aksidentit të djeshëm, ku humbën jetën mbi 10 qytetarë dhe disa të tjerë u lënduan.

Marketing

Në emër të Universitetit të Tetovës, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, sikundër ju urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti të dhimbshëm.

Solidarizohemi me familjarët që humbën të afërmit e tyre, edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta bashkëkombësve dhe bashkëqytetarëve tanë.

Rektori
Prof. Dr. Vullnet Ameti

Marketing