Telegram sjell video thirrjet në grup

CEO i Telegram Pavel Durov ditën e sotme tha se versioni iOS i Telegram do të përditësohet me video thirrjet në grup.

Fillimisht ishte parashikuar që ky opsion të vinte në 2020-ën por kurë nuk u materializua. Në fakt për video thirrjet pati diçka të re, u shtuan për herë të parë enkriptimi i tyre në Gusht të vitit të kaluar.

Këtë gjë nuk e ka konfirmuar Telegram për vieo thirrje në grup apo se nëse ka planifikuar ta bëjë. Gjatë pandemisë shërbimi është rritur ndjeshëm. Në Prill të 2020-ës kishte 400 milionë përdorues aktivë.

Marketing

Edhe pse Telegram është parë si një aplikacion më i sigurtë komunikimi sesa WhatsApp, në të vërtetë ishte ky i fundit që ofroi i pari video dhe audio thirrjet e enkriptuara. /PCWorld Albanian