Janë vendosur panele solare në data qendrën më të madhe në Shkup
CO2 emisioni do të zvogëlohet për pothuajse 50 mijë kg në vit

Telekomi i Maqedonisë ka ngritur sistemin e vet për prodhimin e energjisë nga rrezatim diellor në data qendrën më të madhe në Shkup. Sistemi përbëhet nga 148 panele diellore dhe një inverter në një sipërfaqe prej 300 m² në çatinë e objektit TK në qendër të Shkupit dhe çdo vit do të prodhojë më shumë se 80 mijë kWh energji elektrike të gjelbër për nevojat e veta.

Me këtë sistem, emetimi i dëmshëm i CO2 në ajër do të zvogëlohet me pothuajse 50 mijë kg çdo vit. Për krahasim, nëse kjo sasi e energjisë elektrike prodhohet në një termocentral, do të duhen rreth 2000 pemë për të thithur emetimet e dëmshme të CO2 nga ajri.

Planifikohet që në të ardhmen data qendrat e prodhimit në vend të furnizohen nga burime të ripërtëritshme të energjisë, me çka Telekomi i Maqedonisë, si një nga kompanitë më të mëdha, do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e emetimeve të gazrave të dëmshme. Investimet e tilla do të kenë ndikim pozitiv në krijimin e një mjedisi të gjelbër në zonat urbane.

Në realizimin e strategjisë për kujdes të mjedisor jetësor, ndërmarrja në mënyrë aktive i përfshin edhe punonjësit e saj. Nisma për sistemin e saj diellor të qendrave të të dhënave, të cilat janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë elektrike, vjen nga një ekip i punonjësve në fusha të ndryshme, si përgjigje e nevojës për menaxhim më efikas me energjinë në objektet e kompanisë.

Telekomi i Maqedonisë ndikon në mbrojtjen e mjedisit jetësor edhe përmes investimit në:
Teknologjitë inovative të rrjetit, vendimet për qytet të zgjuar, Cloud dhe ICT vendimet, optimizimin e parkut vozitës, si dhe në iniciativat e përbashkëta me kompetentët për uljen e ndotjes së ajrit.

Me investim në projekte të tilla, kompania ndikon në mënyrë aktive në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe është më afër qëllimit të Grupacionit Dojçe Telekom për të ulur emetimet e dëmshme të CO2 me 90 për qind deri në vitin 2030.