Telekomi i Maqedonisë me ofertë festive për fund më të mirë të vitit

Dyfish më shumë internet celular, bonus festiv për aparat të ri dhe sigurim i smartfonit të ri në Magenta 1 M.

Marketing

Për një fund më të mirë të vitit dhe fillim të vitit të ri, Makedonski Telekom fillon promovim të Vitit të Ri për modelet tarifore Magenta 1 dhe Mobile. Gjatë festave, abonuesit e Magenta 1 dhe Mobile mund të kënaqen me më shumë internet, 16.000 denarë bonus për blerjen e pajisjeve me çmime festive dhe sigurimin e një smartfoni të ri.

Në këto festa shfrytëzojeni bonusin promovues prej 16.000 denarëve me një buxhet familjar për dy linja në Magenta 1 M dhe zgjidhni një smartfon ose TV të ri me një super çmim.

Për komunikim të shkujdesur, siguroni smartfonin tuaj të ri për vetëm 1 denar, shpejt dhe lehtë përmes aplikacionit TelekomMK. Sigurimi i referohet telefonave inteligjentë të blerë gjatë periudhës promovuese në Besnik 24 ose Marrëveshjes për Buxhet familjar në tarifat Magenta 1 dhe Mobile M, L dhe zgjat 24 muaj. Aktivizohet përmes aplikacionit Telekom MK, jo më vonë se pesë ditë pas blerjes së smartfonit.

Oferta e Vitit të Ri zgjat për një periudhë të kufizuar kohore dhe është në dispozicion për të gjithë abonuesit e rinj dhe ekzistues të modeleve tarifore Magenta 1 dhe Mobile M, L me Marrëveshjen për Buxhet familjar, Besnik 24/12 i lidhur në periudhën promovuese. Interneti promovues është i vlefshëm për një periudhë prej 24 muajve me llogari elektronike aktive.

 

Për komunikim të shkujdesur, përdorni aplikacionin TelekomMK, aktivizoni llogari elektronike dhe shijoni përfitimet ekstra të ofertës festive.

Gjatë këtyre festave, qëndroni të sigurt, të lidhur me më të dashurit tuaj dhe përfitoni nga oferta e re për të gjithë familjen.

Më shumë informacione në: www.telekom.mk

Makedosnski Telekom

[email protected]