Telekomi i Maqedonisë me rritje në internet dhe TV segmentin dhe trendin pozitiv të shërbimeve IKT

  Makedonski Telekom në gjashtë muajt e parë të vitit 2020 shënon rezultate të mira kundrejt të gjitha sfidave të punës që i imponoi pandemia Kovid-19. Vazhdon trendi i rritjes së numrit të abonuesve në segmentin e internetit dhe televizionit, ndërsa shënohet edhe trend i ri pozitiv në sferën IKT. Të ardhurat nga shitja e Makedonski Telekom në nëntë muajt e parë të vitit 2020 janë stabile, për 0,1 për qind më pak në krahasim me vitin paraprak dhe arrijnë 7,927 milionë denarë. Përfitimi operativ para normës së interesit, tatimi dhe amortizimi (EBITDA) është ulur për 5,2 për qind, në krahasim me me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Marketing

Vazhdon trendi i rritjes në internet dhe segmentin TV

Në nëntë muajt e parë të vitit 2020, vazhdon të rritet numri i abonuesve në Internet dhe segmentin TV. Baza e përdoruesve me qasje në internetin me shtrirje të gjerë është rritur për  4,7 për qind, me ç’rast numri i përgjithshëm arrin në 209,8 mijë. Makedonski Telekom edhe më tej mbetet në pozicionin lider në treg në segmentin TV, duke ofruar përmbajtje ekskluzive dhe një përvojë unike televizive. Me rritjen e numrit të këtyre abonuesve për 5 për qind, në nëntë muajt e parë të vitit 2020 Makedonski Telekom e përforcon pozicionin e tij udhëheqës me një bazë prej mbi 140 mijë abonuesish. Si rezultat i kësaj rritje, shënohet zmadhim i të ardhurave nga segmenti i internetit për 1,9 për qind dhe nga segmenti TV për 7,1 për qind.

Trend i ri pozitiv në fushën e IKT shërbimeve

Trendi në rritje i përdorimit të zgjidhjeve IKT dhe Cloud çoi deri në rritje të të ardhurave nga integrimi sistemik dhe shërbimet IT për 42,3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shërbimet IKT dhe zgjidhjet që i ofron Makedonski Telekom si dhe siguria e garantuar e të dhënave dhe mbrojtja e internetit janë parakusht për këtë rritje, i cili e pozicionon Makedonski Telekom si partner për digjitalizimin e bizneseve.

Rrjet stabil dhe cilësor në kushte të digjitalizimit të përshpejtuar

Gjatë nëntë muajve të fundit, është bërë investim i vazhdueshëm për të përforcuar kapacitetin e rrjetit për të përmbushur nevojat e rritura digjitale të abonuesve dhe bizneseve private. Makedonski Telekom mbetet i përkushtuar për të ruajtur kapacitetin e rrjetit dhe aksesin në internet në mënyrë të përsosur që të sigurojë komunikim të pandërprerë.

Marketing