“Telekomi i Maqedonisë” organizon seri të biznes uebinareve kushtuar mjeteve digjitale

Me qëllim për t’u njohur më mirë me mjetet digjitale që janë të disponueshme për sipërmarrësit modernë, “Telekomi i Maqedonisë” organizon uebinare ku përfaqësuesit e biznesit mund të mësojnë më shumë rreth tyre. Nëpërmjet paraqitjes së shërbimeve dhe mjeteve, si dhe duke shkëmbyer përvojat e nevojshme, Telekom do t’ju tregojë rrugën për modernizimin digjital të biznesit tuaj.

Marketing

“Uebinarin e parë, të krijuar për të demonstruar Shërbime Konfidenciale (Certifikata Digjitale, Vula e Kohës dhe Portali i Nënshkrimit Digjital) do të keni mundësi të përcjellni më 14.07.2020 ose më 16.07.2020, ndërsa i dyti, në të cilin do të demonstrohet Telekom MK App, është parashikuar për 23.07.2020. Regjistrimi mund të bëhet në adresën e mëposhtme: https://www.telekom.mk/vebinari.nspx. Secila nga uebinaret parashikon pjesëmarrjen e maksimumit prej 60 pjesëmarrës, për këtë jini të shpejtë”, theksuan nga “Telekomi i Maqedonisë”.

Nga kompania theksuan se për pjesën më të madhe të bizneseve të suksesshme, mjetet digjitale si Certifikatat Digjitale dhe Vulat e Kohës, janë të njohura dhe tashmë përdoren në proceset e punës së përditshme. Jo vetëm që kursejnë kohë, por ata e bëjnë punën më të lehtë dhe më të sigurt se mënyra tradicionale e administrimit të dokumenteve konfidenciale.

“Në periudhën e kaluar ne mund të shohim numër të madh të tregimeve të suksesit të bizneseve që lehtë “kapërcejnë” sfidat dhe u përshtatën me mënyrën e re të punës, dhe na tregoi se teknologjia është miku ynë nëse dimë ta përdorim. Këto histori nuk duhet të mbesin anomali, por duhet të jenë sa më të shpeshta në mënyrë që të përforcojmë dhe stabilizojmë tregun tonë në atë që shumë kanë filluar ta quajnë “normale të re”. Aplikimi i teknologjive të ndërlidhura dhe mjeteve digjitale të dëshmuara do t’ju japin përparësi në treg. Prandaj, ta përdorim teknologjinë për mirë”, nënvizuan nga “Telekomi i Maqedonisë”.

Marketing