Telekomi me fitim të rritur në vitin 2019 dhe rritje në të gjitha segmentet

Rritje e numrit të abonuesve në çdo segment: internet, televizion dhe shërbime telefonisë celular

Marketing

Fitimi Neto në vitin 2019 është rritur për 6,3 për qind

Lider në tregun e televizionit me rritjen e abonuesve prej 6,2 për qind
Makedonski Telekom realizoi rezultate pozitive nga puna në vitin 2019. Kompania i tejkaloi qëllimet e vendosura dhe vitin e kaluar e përfundoi me të ardhura të rritura dhe rritje të fitimit neto, në krahasim me vitin paraprak. Në vitin 2019 vazhdon trendi i rritjes së numrit të abonuesve në telefoninë celulare, internetit dhe televizionit. Me arritjen e rezultateve pozitive për vitin e kaluar, Makedonski Telekom vendos bazë të fuqishme për zhvillimin e mëtejmë, investime, modernizim të infrastrukturës dhe vendosjen e zgjidhjeve teknologjike bashkëkohore dhe të shërbimeve në treg.

Rritje e vazhdueshme e parametrave financiarë
Të ardhurat nga shitja e Makedonski Telekom në vitin 2019, në krahasim me vitin e kaluar, janë rritur për 3,6 për qind dhe janë 10,8 miliardë denarë. Fitimi operativ para interesit, tatimimit dhe amortizimit (EBITDA) është rritur për 4,7 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa fitimi neto shënon rritje prej 6,3 për qind.

Rritje e bazës abonuese
Makedonski Telekom në fund të vitit 2019 shënon rritje të numrit të abonuesve në të gjitha segmentet e punës. Me rritje prej 1,2 për qind të bazës së konsumatorëve, numri i përgjithshëm i abonuesve në segmentin celular është 1,2 milionë parapagues. Është rritur baza edhe e abonuesve të cilët kanë qasje në internetin me shtrirje të gjerë për 4,1 për qind me çka numri i përgjithshëm është 204 mijë. Makedonski Telekom nga fundi i kuartalit të dytë në vitin 2019 u pozicionua si lider në segmentin e TV-së në treg. Me rritjen e numrit të abonuesve për 6,2 për qind (duke përfshirë Magenta 1, Internet&ТV dhe TV shërbime të tjera), në fund të vitit 2019 MKT e përforocon pozitën me bazë prej 136 mijë parapaguesish. MaxTv mbetet zgjedhja numër një për abonuesit, para së gjithash si rezultat i përmbajtjeve ekskluzive, cilësisë, mundësive të pakufizuara për interaksion dhe TV përvojë unike.

Vazhdon përqëndimi në investimet në rrjet
Makedonski Telekom në vazhdimësi dhe tempo të pazvogëluar vazhdoi të investojë në infrastrukturë dhe përmirësimin e kapaciteteve të veta. Kështu, si rezultat i investimeve numri i amvisërive të mbuluara me optikë është rritur për 13,6 për qind në krahasim me vititn e kaluar. Në fund të vitit 2019, një e treta e amvisërive në vend kanë mundësi të lidhen në rrjetin optik të Telekomit dhe t’i shfrytëzojnë përfitimet e kësaj teknologjie. Në vitin 2019 kompania e vendosi edhe rrjetin e parë testues 5G në Shkup, me çka vazhdojnë testimet në kushte reale dhe të gjitha hapat e domosdoshëm për vendosjen e teknologjisë 5G.

Efektet e punës në vitin 2019, që janë shfaqur më lart, për shkak të analizës krahasimtare me vitin e kaluar janë dhënë pa ndikimin e Standardit ndërkombëtar për raportim financiar 16 “Naemi”.