Temperatura deri 42 gradë, në cilin qytet ishte më nxehtë

Në Gjevgjeli sot pasdite 41 gradë, nesër dhe të premten më ngrohtë

Marketing

Deri në orën 17:30 pasdite janë matur temperatura maksimale prej 41 gradë në Gjevgjeli dhe 40 në Demir Kapi, si dhe 39 në Shkup, 38 në Tetovë dhe Strumicë, 37 në Manastir, Shtip dhe Venicë, 35 në Prilep, 34 në Kriva Pallankë dhe Ohër, 33 në Pretor, 31 në Berovë, 30 në Hanet e Mavrovës dhe Llazaropolë, si dhe 29 gradë në Krushevë. Më freskët është në Kodër të Diellit, 25 gradë.

Siç informoi DPHM, në rajonet malore në juglindje sot pasdite ka pasur paqëndrueshmëri afatshkurtër me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla.

Deri në fund të ditës moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Në pjesët lindore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe bubullima të rralla.

Moti nesër do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe bubullima të rralla.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 15 deri 23, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 33 deri 41 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup, mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 40 gradë.

Nën ndikimin e masës së ngrohtë ajrore nga jugu, moti do të jetë shumë i ngrohtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Në disa vende do të jenë mbi 40 gradë. Edhe krahas motit të ngrohtë në ditët në vijim do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe bubullima të rralla.

Marketing