Temperatura në të gjithë vendin nën zero, minus 14 gradë në Berovë

Temperatura e mëngjesit në të gjithë vendin është nën zero. Më ftohtë është në Berovë ku janë matur -14 gradë. Sipas Entit Hidrometeorologjik më pas si qytet më i ftohtë radhitet Manastiri me -13 pas çka pasojnë Prilepi dhe Petroveci në Shkup me -10, Kriva Pallanka, demir Kapija dhe Kumanova me -9, Tetova, pretori, Shtipi dhe Strumica me -8. Në Shkup dhe Gjevgjelu janë matur -7 gradë, në Ohër-6, ndërsa në Krushevë dhe Dibër janë matur -5 gradë Celiusë.

Marketing
Marketing