Temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe kohë pas kohe me diell. Paradite në pjesët jugore të vendit do të ketë reshje të kohëpaskohshme të borës. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe më e përforcuar nga drejtimi verior, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura maksimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 3 gradë Celsius.

Marketing

Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët me periudha të shkurtra me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here me fuqi më të madhe nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë 0 gradë.

Gjatë natës dhe në mëngjes do të ketë mjegull, ndërsa në pjesët jugore do të ketë reshje dëbore. Erë e lehtë deri mesatare pritet të fryn nga pjesa verore e vendit.

Nesër gjatë përfundimit të ditës priten reshje lokale dëbore, veçanërisht në pjesët veriore të vendit. Nga e hëna do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe i thatë dhe deri të martën temperaturat ditore në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero.

Marketing