Temperaturat e larta – ja si ti mbani foshnjet dhe fëmijët të freskuar

Temperaturat e larta gjatë veres janë ato që i shqetësojnë më së shumti fëmijët dhe prindërit.

Marketing

Foshnjat dhe fëmijët mund të sëmuren gjatë motit të nxehtë për shkak të dehidrimit, lodhjes nga nxehtësia dhe goditjes së nxehtësisë ose djegiet nga dielli.

NHS ka nxjerrë udhëzime që tregojnë se si të mbani foshnjat dhe fëmijët e vegjël të sigurt.

Foshnjat që janë më të reja se gjashtë muaj duhet gjithmonë të mbahen larg kontaktit të drejtpërdrejt me diellin.

Nëse janë më të moshuara, ato duhet të mbahen larg diellit sa më shumë që të jetë e mundur, e sidomos mes orës 11 të paradites dhe 15:00 të pasdites.

Hija duhet të sigurohet kur fëmijët dalin në diell – për shembull duke i bashkangjitur një ombrellë karrocës.

Ju gjithmonë duhet të aplikoni suncream me të paktën ‘SPF 15’ në lëkurën e fëmijës suaj dhe rregullisht.

Fëmijët duhet gjithashtu të veshin kapele kundër diellit, për të mbrojtur kokat dhe qafat nga djegiet e diellit.

Marketing