Tendencë ndërkombëtare është që në regjistrim të mos ketë pyetje për përkatësinë etnike

Është e paqartë nëse regjistrimi i ardhshëm do të tregojë sa maqedonas, shqiptarë, turq ose grupe të tjera etnike jetojnë në Maqedoni. Enti shtetëror i statistikave si organ që duhet të realizojë regjistrimin kryesor në vitin 2020 dhe atë provues në muajin prill të vitit 2019, propozon që mnë pyetsorin e regjistrimit të mos ketë pyetje për përkatësinë etnike. Shkaku kryesor është: të përjashtohet përfshirja e politikës në këtë operacion statistikor, transmeton gazeta Koha.

Marketing

Edhe pse deputetët nuk pranojnë këtë qëndrim dhe vendosin që të mbetet pyetja për etnikumin, kjo do të jetë për herë të fundit. Simovski thotë se regjistrimi i ardhshëm, i paraparë për vitin 2031, do të realizohet kryesisht me të dhënat e regjistrave, ndërsa aty nuk ka të dhëna për atë se kush si ndihet. Përveç asaj, ndjenja është kategori e ndryshueshme dhe është komplikim për fëmijët e martesave të përziera.

Edhe në shtetet tjera, tendenca është që të shmanget dhe refuzohet pyetja për përkatësinë etnike.

Pikërisht për këtë arsye, rekomandimet e përbashkëta të Kombeve të Bashkuara dhe të Eurostatit janë që kjo çështje mund të ekzistojë, por nuk është e domosdoshme.

Në buxhetin e vitit 2019 tash më janë siguruar mjetet për furnizim të laptopëve dhe të zgjidhjes aplikative. Pyetsorët në letër tash më kanë kaluar në histori.

Regjistrimi testues do të mbahet sivjet prej më 1 deri më 21 prill në katër rrathë të regjistrimit në të nga të gjitha tetë rajonet. Regjistrues do të jenë të punësuarit në Entin për statistikë, të cilët pas një viti do të jenë instruktorë të të tjerëve. Të dhënat nuk do të publikohen, ndërsa procedura do të shfrytëzohet për mënjanimin e mangësive eventuale.

Në vitin 2011 dështoi tentimi për organizim të regjistrimit për shkaqe politike, kështu që regjistrimi i vetëm i suksesshëm mbetet ai i vitit 2002. (koha.mk)

Marketing