Tender për marrjen me qira të tokave shtetërore

Qeveria ka publikuar shpallje për dhënien me qira të 1 420 hektarëve tokë shtetërore bujqësore. Bëhet fjalë për 23 parcela të shpërndara në 13 rajone anembanë vendit, si në Shtip, Gostivar, Gjevgjeli, Kumanovë, Negotinë, Veles, Resnjë, Sveti Nikollë, Vallandovë, Gazi Babë, Kratovë, Berovë dhe Strugë. Përveç për plantacione afatgjate, shpallja ka për qëllim ndërtimin e verarive, thertoreve, qendrave të blerjes, mullinjve dhe serave. Shpallja u publikua sot në “Gazetën Zyrtare” dhe do të zgjasë 30 ditë.

Marketing

Përveç për ngritjen e plantacioneve, do të jetë kryesisht e destinuar për investime në bujqësi dhe zhvillim rural. Më saktë, përveç prodhimit primar, të interesuarit do të duhet të ofrojnë një plan të përshtatshëm biznesi për ndërtimin e objekteve të përpunimit- deklaroi Lupço Nikolovski, ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë.